Operacion anti-kanabis në Krujë/ Arrestohen 2 persona, 17 kg drogë i kishin fshehur në dy banesa
7 Tetor 2020, 08:02Nga DOSJA
KRUJË- Operacion anti-kanabis në Krujë. Policia bën me dije se janë arrestuar 2 persona, përkatësisht B. Z., 37 vjeç dhe V. U., 36 vjeçe, pasi janë kapur me 17 kg kanabis. Uniformat blu bëjnë me dije se në banesën e 37-vjeçari janë gjetur 14 kg drogë, ndërsa në banesën e 36-vjeçares 3 kg drogë.
Mbi ta rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Vijon kontrolli masiv i territorit, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditen dy raste në rrethin e Krujës.
Sekuestrohen rreth 17 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi heroinë.
Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të lëndës narkotike.
Shërbimet e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për ushtrimin e kontrolleve në territore, banesa dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë evidentuan dhe goditur 2 raste.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa bimë narkotike cannabis sativa.
V. U., 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 435 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 10-të të grevës së urisë. Mësohet se kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj bashkë me dy të tjerë, ...
TIRANË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e shqiptarit të rrezikshëm në Greqi. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 50-vjeç...
TIRANË– Tre vite më vonë kur akoma nuk kishte asnjë të dhënë për Juljana Hoxhën ngjarja përsëritet me të njëjtat detaje dhe dinamike por këtë herë nd...
TIRANË– Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë përfshirë në një skemë mashtrimi dhe akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5...
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka angazhuar 70% të strukturave në kuadër të një operacioni masiv anti-kanabis. Operacioni është shtrirë në të gjithë ven...
Aktualitet 7 Tetor 2020, 06:22
POGRADEC– Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimi...
FUSHË-KRUJË- Makina e llojit “Audi” që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Borizanë dhe solli një të vdekur rezulton të jetë e vjedhur në Milot. Mësohet...