Aktualitet

845 mijë euro të shkuara dëm/ 4 vite pas rikonstruktimit, bulevardi “Elez Isufi” në Peshkopi në gjendje të mjerueshme,

7 Tetor 2020, 09:49 Nga DOSJA
845 mijë euro të shkuara dëm/ 4 vite pas rikonstruktimit,

TIRANË- Plot 845 mijë euro u investuan në rehabilitimin e bulevardit “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të programit të qeverisë shqiptare, “Rilindja Urbane”.

Ky investim nisi në fillim të vitit 2016, kur në krye të Bashkisë së Dibrës ishte Shukri Xhelili dhe punimet përfunduan kur bashkia drejtohej nga Muharrem Rama.

Tashmë që kanë kaluar afro katër vite nga ky investim i cili kalon shifrën e 1 miliard lekëve të vjetra dhe që është në një gjatësi prej afro 600 metra linerare, pllakat dekorative të përdorura kanë dalë pothuajse jashtë funksionit.

Siç shihet qartë edhe në videon e mëposhtme, pllakat janë zhvendosur dhe disa vende janë bosh. Ndërkohë banorët shprehen se ndërtimet nuk janë bërë me cilësi.

“Është prishur se nuk ka cilësi, prandaj”, tha një banor. Ndërsa një tjetër u shpreh: “Nuk është mirë kështu, një plak i moshur rrëzohet këtu. Nuk ka shumë vite që janë bërë ndërtimet këtu”. 

Qytetarët e Dibrës shprehen më tej se problemi më i madh është gjatë stinës së dimrit, ku dhe krijohet akull mbi to. Po ashtu, ata thonë se materiali i përdorur nuk është rezistent ndaj ngricës dhe temperaturave të ulëta.

Bulevardi “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë është përdorur gjithonë si pedonale për banorët e këtij qyteti, ndaj dhe dëmtimi i tij ka krijuar probleme gjatë lëvizjes së qytetarëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulevardi në peshkopi bulevardi në peshkopi

Sondazh

Poll