Aktualitet

10 ditë në grevë urie/ Niset me urgjencë drejt spitalit një nga naftëtarët e Ballshit, mjekja: Duhet të marrin trajtim t

7 Tetor 2020, 08:54 Nga DOSJA
10 ditë në grevë urie/ Niset me urgjencë drejt spitalit

BALLSH-Një nga naftëtarët e Ballshit është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se naftëtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi prej 10 ditësh nuk është ushqyer.

Ndërkohë, një nga mjeket e spitalit të Ballshit ka paralajmëruar që 3 naftëtarët, të cilat janë në gjendje më të rëndë duhet të dalin me patjetër nga greva.

Sokoli duhet të marrëm mjekim për tensionin. Për mua ju të tre ose merrni mjekim në urgjencë ose dilni nga greva nuk jeni në gjendje. Unë këto shënime do të bëj. Fiziologjiku nuk u nxjerr nga gjendja. Ju keni nevojë për elektrolizë, glukozë nuk mund t’u bëjmë pa bërë analizat e tjera. Në urgjencë është mjekimi më i specializuar. Sot është dita e 10 e grevës, vetëm qëndrimi në këtë ambient shtuar stresi, pa llogaritur kequshqyerjen nuk ke çfarë thua për gjendjen shëndetësore. 3 nga grevistët ose duhet të dalin nga greva ose duhet të shkojnë në urgjencë. Vetë ambienti për të likide dhe serume nuk është i përshtatshëm. Tani do ta bëj realizonin dhe t’ua paraqes organeve më të larta. Të gjithë e dimë se është i rrezikshëm qëndrimi i tyre këtu. Nëse ata nuk pranojnë une si mjeke do të shkoj në organtet kopetente për të ndërhyrë, u shpreh ajo.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve greva e urise e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 06:22

POGRADEC– Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimi...