Aktualitet

Abuzimet në “AKBN”/ Policia: Janë arrestuar 6 zyrtarë, në kërkim dy të tjerë, akuzohen për mashtrim, evazion e shpë

7 Tetor 2020, 08:18 Nga DOSJA
Abuzimet në “AKBN”/ Policia: Janë arrestuar 6

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje për operacionin “Akciza”, ku u arrestuan 6 zyrtarë. Unfiformat blu bëjnë me dije se në prangat e policisë kanë rënë zyrtarët Simon Marku, Arben Doda, Naim Kasa, Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, për të cilët gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa një zyrtare tjetër, me iniciale R.S(Q), 35 vjeç, është lënë në “arrest shtëpi.

Zyrtarët e AKBN-së, së bashku me 2 personat e shpallur në kërkim akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:

D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

N.K., 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:

R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit K.G., 45 vjeç dhe I.B., 51 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e akbn arrestohen zyrtaret e akbn

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 06:22

POGRADEC– Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimi...