Aktualitet

Anuluan procesin e votimit/ Ilir Meta përshëndet qytetarët e Kirgistanit për guximin: meritoni zgjedhje të lira e demokrati

7 Tetor 2020, 10:00 Nga DOSJA
Anuluan procesin e votimit/ Ilir Meta përshëndet qytetarët e

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme pas anulimit të zgjedhjeve në Kirgistan. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Meta ka përshëndetur popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive.

Ndër të tjera ai thotë se qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike.

Postimi i Metës

Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cënimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike!

Autoritetet zgjedhore në Kirgistan ditën e djeshme kanë anuluar procesin e votimit pas protestave të dhunshme. Sipas mediave të demonstruesit hynë në parlament brenda natës dhe u përplasën me policinë, duke kërkuar që të zhvillohej një votim i ri.

Mediat rapotojnë se përplasje të dhunshme shpërthyen në momentin që policia përdori ujë me presion, gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese për të shpërndarë turmën. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 686 persona u plagosën dhe 120 të tjerë persona u shtruan në spital. Ndërsa mësohet se një person ka humbur jetën.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulohen zgjedhjet ne kirgistan ilir meta anulohen zgjedhjet ne kirgistan ilir meta

Sondazh

Poll