Aktualitet

Dita e 10-të e grevës/ 2 naftëtarë dhe kreu i Sindikatës në gjendje të rëndë, një prej tyre dërgohet me urgjencë në

7 Tetor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Dita e 10-të e grevës/ 2 naftëtarë dhe kreu i

BALLSH- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 10-të të grevës së urisë. Mësohet se kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj bashkë me dy të tjerë, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, një prej tyre  është nisur me urgjencë në spital, ku edhe po merr mjekim.

Mjekja që i ka vizituar u ka rekomanduar që të shtrohen në spital, por kjo gjë nuk është pranuar nga  të gjithë naftëtarët.

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së naftëtarëve shprehet se do të rezistojnë deri në vdekje, pasi qeveria duhet të plotësojë kërkesat e tyre.

“Nuk tërhiqemi, kemi halle. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për pagat tona. Kushdo që do na qajë hallet i ka dyert e hapura. Do të rezistojmë deri në vdekje, nuk ka tallje me ne”, është shprehur Sokol Dauta, kreu i Sindikatës së naftëtarëve.

Nga ana tjetër, të gjithë naftëtarët e tjerë janë shprehur të gatshëm për të zëvendësuar kolegët e tyre në çfarëdo lloj situate.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

Ditën e djeshme ata u vizituan nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili  tha se momentalisht nuk ka asgjë në dorë. Basha theksoi se për këtë çështje, Prokuroria duhet të nisë hetimet dhe se shteti duhet t’u japë rrogat e prapambetura.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve greva e urise e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 06:22

POGRADEC– Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimi...