Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg për grup të strukturuar kriminal, arrestohet Agim Likaj në Krujë

7 Tetor 2020, 08:55 Nga DOSJA
I dënuar me 10 vite burg për grup të strukturuar kriminal,

KRUJË– Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë është vënë në pranga pasi rezulton i shpallur në kërkim nga shteti italian. Përmes njoftimit zyrtar, Interpol Tirana bëri me dije se Likaj është vënë në pranga në Krujë, ku dhe fshihej prej vitesh. 

Agim (Artur) Likaj do të ekstradohet drejt Italisë pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë Krujë. Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Policisë së Krujës lokalizohet, kapet dhe arrestohet një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burg, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas informacioneve të marra nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Krujë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, shërbimet e Policisë Krujë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit të kërkuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet agim likaj kruje arrestohet agim likaj kruje

Sondazh

Poll