Historia e Nuz Lugës në 1995, rrëfehet e ëma: Isha me bukë në dorë kur më rrëmbyen djalin
TIRANË– Tre vite më vonë kur akoma nuk kishte asnjë të dhënë për Juljana Hoxhën ngjarja përsëritet me të njëjtat detaje dhe dinamike por këtë herë nd...
TIRANË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e shqiptarit të rrezikshëm në Greqi. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 50-vjeçari Arben Muça, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 23 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se 50-vjeçari, në vitin 1998 në një bilardo në Kombinat, ka vrarë me armë zjarri personin me iniciale M.T. 50-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet me sukses një tjetër bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Falë shkëmbimit të informacionit, lokalizohet dhe vihet në pranga në Lamia, Greqi, një i kërkuar për vrasje në Shqipëri.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Athinës, pas shkëmbimeve të vazhdueshme të informacioneve të grumbulluara nga Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e një të kërkuari për vrasje, i cili fshihej në territorin grek, ditën e djeshme Policia greke, ka finalizuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit shqiptar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë, konkretisht shtetasin Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Tre vite më vonë kur akoma nuk kishte asnjë të dhënë për Juljana Hoxhën ngjarja përsëritet me të njëjtat detaje dhe dinamike por këtë herë nd...
TIRANË– Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë përfshirë në një skemë mashtrimi dhe akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5...
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka angazhuar 70% të strukturave në kuadër të një operacioni masiv anti-kanabis. Operacioni është shtrirë në të gjithë ven...
FUSHË-KRUJË- Makina e llojit “Audi” që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Borizanë dhe solli një të vdekur rezulton të jetë e vjedhur në Milot. Mësohet...
TEPELENË– Ish-ushtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, së bashku me atdhetarë të tjerë morën iniciativën për të rikonstruktuar në Tepelenë memorialin e...
FUSHË KRUJË- Dy të rinjtë, të cilët u aksidentuan mëngjesin e sotëm në Borizanë, dyshohet se janë grabitës. Hetimet paraprake nga grupi i ngritur treg...
FUSHË-KRUJË– Mariglen Deva, 26 vjeç, i njohur ndryshe si Geni i bandës së makinave, ka humbur jetën ndërsa një tjetër i ri, i identifikuar si F...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin arrestimin e 5 zyrtarëve të AK...
VLORË– Policia e Vlorës ka mohuar lajmin se një automjet policie kishte aksidentuar një qytetar në qytetin bregdetar dhe më pas ishte larguar nga ven...