Aktualitet

Operacion masiv anti-kanabis, Policia e Shtetit ngrihet në këmbë, angazhim total të strukturave, 50 dronë dhe dy helikopter

7 Tetor 2020, 06:59 Nga DOSJA
Operacion masiv anti-kanabis, Policia e Shtetit ngrihet në këmbë,

SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka angazhuar 70% të strukturave në kuadër të një operacioni masiv anti-kanabis. Operacioni është shtrirë në të gjithë vendin, ku po kryhen kontrolle me drone dhe helikopter.

Sektori Anti-drogë, drejtoritë vendore dhe komisariatet kanë nxjerrë në terren efektivët, teksa me 50 drone dhe dy helikopterë, po monitorohet gjithçka. Mësohet se ky operacion është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që në fokus janë zonat ku dyshohet se sipas informacioneve të marra në rrugë operacionale, ka parcela ma kanabis.

Ky operacion vjen një ditë pas vizitës së drejtorit të Polciisë së Shtetit, Ardi Veliu në Malësinë e Madhe. Ai shoqërohej dhe nga Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, Arben Dashi. 

Ndërkohë, dje, Policia e Shtetit ka prangosur dy persona, të cilët janë identifikuar si Tonin Kroni dhe Adrian Troja, dhe akuzohen se kultivonin bimë narkotike në Shkodër. Të prangosurit janë pikasur nga shërbimet e Policisë pranë fshatit Reç duke transportuar drogë me mjetin e tyre tip “Renault”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacion masiv antikanabis operacion masiv antikanabis

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 06:22

POGRADEC– Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimi...