Aktualitet

EMRAT+ DETAJE/ 1.5 mln dollarë në dëm të shtetit! Zbardhet skema e mashtrimit, 6 zyrtarët e AKBN-së bashkëpunuan me 2 biz

7 Tetor 2020, 07:07 Nga DOSJA
EMRAT+ DETAJE/ 1.5 mln dollarë në dëm të shtetit! Zbardhet

TIRANË– Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë përfshirë në një skemë mashtrimi dhe akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milionë dollarëve. Pas më shumë se katër vitesh hetime, Prokuroria e Tiranës ka vënë në pranga dhe janë lënë në masën e arrestit me burg pesë persona, katër prej tyre zyrtarë të AKBN-së, ndërsa një tjetër, biznesmen.

Konkretisht janë lënë në burg: Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës; Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës; Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre; Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie” është lënë Rezarta Sulejmani, gjithashtu zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Pas hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit ‘Akciza”, u konstatua se kompania “Phoenix Petroleum”/

Me anë të këtyre faturave, ata kanë futur në lojë dhe zyrtarët e AKBN-së. Tre punonjësit Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, Klodian Gradeci që është në kërkim (ish-drejtori i OST-së), kanë pasqyruar punimet e pakryera sit ë kryera, me anë të faturave. Ndërsa punonjësit e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli të falsifikuar. Ky raport ka bërë që administarta të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Në total dëmi që kanë shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirit në këtë skemë është 1.472.766 USD.

(f.m;jv/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e akbn skema e mashtrimit te zyrtareve te akbn-se tirane arrestohen zyrtaret e akbn skema e mashtrimit te zyrtareve te akbn-se tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 06:22

POGRADEC– Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimi...