Aktualitet

7 Tetor 2020, 06:22 Nga DOSJA

POGRADEC– Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se mjeti luksoz në pronësi të Alfred Cenkollarit është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, në lagjen nr.3 të Pogradecit ku dhe ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Cenkollari është pronar i disa bizneseve të mëdha në Pogradec, si karburanti “EAST-OIL”, hotele, restorante dhe një agjensi turistike. Ende nuk ka detaje nëse djegia e makinës mund të jetë bërë për shkak të konkurencës apo të ndonjë konflikti në të cilin është përfshirë Cenkollari. Ky i fundit, përpara grupit hetimor, është shprehur i bindur se makina e tij e llojit “BMW X6” është djegur në mënyrë aksidentale. I pyetur nga grupi hetimor pas ngjarjes së raportuar mëngjesin e sotëm, Cenkollari, mësohet të ketë thënë se makinën e ka përdorur shumë dje dhe se me siguri, sipas tij, ka pësuar defekt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet bmw x6 ne pogradec pogradec digjet bmw x6 ne pogradec pogradec

Sondazh

Poll