Aktualitet

‘Audi’ që u aksidentua në Borizanë është vjedhur në Milot, mjeti ishte ‘ngarkuar’ me dorëza, maska, leva dhe dy p

7 Tetor 2020, 06:45 Nga DOSJA
‘Audi’ që u aksidentua në Borizanë është

FUSHË-KRUJË- Makina e llojit “Audi” që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Borizanë dhe solli një të vdekur rezulton të jetë e vjedhur në Milot. Mësohet se mjeti ka targa ‘AA603IG’ dhe është denoncuar në Milot, si e vjedhur.

Brenda tij, efektivët dhe grupi hetimor, në momentin që kanë shkuar për të inspektuar vendin e akidentit ku ndërroi jetë 26-vjeçari kanë gjetur maska dhe doreza, bashkë me dy pakë targa. Këto, ishin brenda në mjet, ndërkohë që, si viktima dhe drejtuesi i mjetit që mbetën të plagosur, mbanin dorashka të veshura.

Hetimet e mëtejshme do të tregojnë planet e të rinjve para aksidentit. Ndërkohë, paraprakisht është raportuar se rreth orës 06:30, dy të rinjtë po ktheheshin nga një grabitje në Fushë Krujë, ku banojnë dhe vetë dhe nga shpejtësia janë aksidentuar. Mjeti ka dalë nga rruga, 26-vjeçari që ishte pasagjer vdiq në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit përfundoi në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me 1 te vdekur audi fushë-krujë aksident me 1 te vdekur audi fushë-krujë

Sondazh

Poll