Aktualitet

“Na preu në besë”/ Ish-ushtari i UÇK-së tregon se është kërcënuar nga Tërmet Peçi: Na anuloi rindërtimin e memori

7 Tetor 2020, 06:28 Nga DOSJA
“Na preu në besë”/ Ish-ushtari i UÇK-së tregon

TEPELENË– Ish-ushtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, së bashku me atdhetarë të tjerë morën iniciativën për të rikonstruktuar në Tepelenë memorialin e 217 hormovitëve të masakruar nga shovinistët grekë, më 1914.

Por, vetë ushtari i UÇK-së, Zotaj ka treguar se është kërcënuar në mënyrë indirekte nga kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, i cili u ka theksuar se kushdo që e ngre atë memorial do të gjobitet dhe proçedohet penalisht.

Në emisonin “Abc Mëngjesit”, ai ka deklaruar se Tërmet Peçi “i preu “në besë dhe nuk e kupton arsyen e këtij vendimi. Meçaj shprehet se tashmë është hedhur betoni në këtë memorial dhe është bërë gjysma e punës.

“Unë jam prej 2018 aktiv në klub. Kemi pas këtë memorial krejtësisht të dëmtuar. Ndërkohë memorialet e tjera pas ‘90 bëhen madhështore në jug të vendit. Atëherë vendosëm edhe ne të bëjmë memorialin, t’ja tregojmë grekëve. Kemi mbledhur një shumë parash dhe e kemi nisur lejen në këshillin bashkiak. Nuk ka të bëjë politika, edhe pse mbrëmë e kam marrë një ‘goditje”. Nuk është momenti që unë e kam harruar, por kemi hedhur beton, kemi arritur në gjysmën e punës. Punonjësit e bashkisë na kanë kërkuar për të ndërprerë punën, duke na thënë se i është dhënë urdhër nga lartë. Jemi prerë në besë sepse ne kërkuam letrat dhe nuk na lanë. Kam pas takim me zotin Tërmet Peci jo vetëm një herë, por ka thënë nuk jam pas këtij rasti. Nuk është memorial kundër Greqisë, por për të rifreskuar memorien tonë, që mos të na kthehet një ditë mbrapsht. Memoriali për ngjarjen e Hormovës ka qenë ekzistues, ne po e rindërtojmë. Shikoni ky tekst origjinal do ruhet, do bëhet njëri shqip, njëri angisht që kur unë nesër nuk mund të jem aty, ta lexojnë. Nuk do shtohet asgjë tjetër”, tha Zotaj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet meçan zotaj tërmet peçi meçan zotaj tërmet peçi

Sondazh

Poll