Aktualitet

DETAJE/ Aksidenti me një viktimë në Borizanë, dy të rinjtë ishin duke grabitur dhe përplasën “Audi”-n nga shpejtësi

7 Tetor 2020, 06:07 Nga DOSJA
DETAJE/ Aksidenti me një viktimë në Borizanë, dy të

FUSHË KRUJË- Dy të rinjtë, të cilët u aksidentuan mëngjesin e sotëm në Borizanë, dyshohet se janë grabitës. Hetimet paraprake nga grupi i ngritur tregojnë se si viktima që ishte në vendin e pasagjerit, ashtu edhe drejtuesi i mjetit, mbanin dorashka në duar. 

Në makinën e llojit “Audi”, janë gjetur edhe vegla të tjera, të cilat dyshohet se dy të rinjtë, t’i kenë përdorur në ndonjë grabitje. Identiteti i viktimës dhe të plagosurit, nuk dihet ende, por ata janë banorë të Fushë Krujës, ku mendohet se ushtronin edhe ‘profesionin’ e tyre si grabitës.

Mëngjesin e sotëm, nga shpejtësia për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi kishin kryer ‘punën’, të rinjtë që udhëtonin me mjetin “Audi”, u përplasën me bordurën e rrugës në Borizanë. Pasagjeri 26-vjeçar ndërroi jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital. Dëshmia e këtij të fundit, pritet të zbardhë më shumë detaje për ngjarjen. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti me 1 viktime ne thumane fushë-krujë thumane aksidenti me 1 viktime ne thumane fushë-krujë thumane

Sondazh

Poll