Aktualitet

Vdes Geni i bandës së makinave teksa i arratisej policisë dhe plagoset rëndë drejtuesi i mjetit, “Audi A3” rezulton e v

7 Tetor 2020, 05:34 Nga DOSJA
Vdes Geni i bandës së makinave teksa i arratisej policisë dhe

FUSHË-KRUJË– Mariglen Deva, 26 vjeç, i njohur ndryshe si Geni i bandës së makinave, ka humbur jetën ndërsa një tjetër i ri, i identifikuar si Flogert Vogli është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në Borizanë të Fushë Krujës, teksa dy të rinjtë që udhëtonin me një automjet të llojit ‘Audi A3”, me targa ‘AA603IG’, po mundoheshin t’i iknin policisë që po i ndiqte.

Dy të rinjtë dyshohet se sapo kishin kryer një ngjarje kriminale të llojit grabitje, ose kishin në plan ta kryenin atë por policia i ka pikasur. Në përpjekje për t’u shpëtuar uniformave blu, drejtuesi i mjetit, Vogli ka humbur drejtimin e makinës dhe është përplasur me bordurën e rrugës në Borizanë.

Për pasojë, 26-vjeçari Deva, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti i plotë, ka mbetur i vdekur në vend, kurse Vogli është plagosur rëndë. Pas mbërritjes së grupit hetimor në vendin e ngjarjes është vënë re se djemtë kishin doreza në duar, ç’ka shkoi dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarje kriminale. Në automjet janë gjetur edhe maska, leva hekuri dhe dy targa makinash.

Vetë automjeti me të cilin udhëtonin Deva dhe Vogli rezulton i vjedhur në Milot, vetëm pak ditë më parë. Ende nuk dihen detaje për ngjarjen në të cilën ishin përfshirë të rinjtë, apo kishin në plan të realizonin, por dëshmia e Voglit pritet të japë më shumë detaje.

Dosja.al zbardhi detaje edhe mbi të shkuarën e Devës, i cili ndërroi jetë. Ai është arrestuar në vitin 2017, si anëtari i bandës së makinave.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në fushë-krujë humb jetën 26-vjeçari në fushë-krujë aksident i rëndë në fushë-krujë humb jetën 26-vjeçari në fushë-krujë

Sondazh

Poll