Sport

Juventus-Napoli/ Shtyhet vendimi për 3-0 në tavolinë, Gjykata Sportive kërkon një hetim shtesë

6 Tetor 2020, 18:23 Nga DOSJA
Juventus-Napoli/ Shtyhet vendimi për 3-0 në tavolinë, Gjykata

ITALI- Juventus-Napoli vazhdon të prodhojë zhurmë. Qëndrimi i Federatës ishte ai i dhënies së tre pikëve në tavolinë për Juventusin, por situata mund të ndryshojë, pasi Gjykata Sportive ka shtyrë vendimin. Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos pasi autoritetet shëndetësore rajonale e këshilluan që të mos bënte një gjë të tillë meqë Zielinski dhe Elmas rezultonin pozitiv ndaj koronavirusit.

Gjykatësi Mastrandrea mund të kërkojë një hetim shtesë edhe sepse ankimimi i Napolit parashikon dorëzimin e kujtesave nga palët, gjë që mund të sjellë vonesë të ndonjë dite, çështja mund të mbërrijë edhe deri të premten.Respektimi i protokollit është përsëri në qendër të vëmendjes dhe nuk përjashtohet që hetimi të zgjerohet dhe të verifikojë nëse edhe ekipet e tjera ku kanë rezultuar anëtarë pozitivë, në javët e fundit, kanë ndjekur protokollin në mënyrë të përsosur.

Nëse për Napolin, apo klubet e tjera, konstatohen mangësi në zbatimin e procedurës, do të nisin ndëshkimet që fillojnë nga paralajmërimi te penalizimi. Për këtë arsye, edhe nëse nuk do të jepej 3-0 në tavolinë e ndeshja do të luhet, Napoli përsëri do të rrezikonte të penalizohej nga një ose më shumë pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus napoli serie a juventus napoli serie a

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2020, 14:52

SHKODËR-Vllaznia është konsideruar si “djepi” i futbollit shqiptar. Kjo për vetë faktin se është një nga klubet që prodhon më shumë se çdo skuadër t...