Sport

Elbasani hap dyert e stadiumit për Azerbajxhanin, De Biasi rikthehet edhe një herë në tokën ku bëri histori

6 Tetor 2020, 17:56 Nga DOSJA
Elbasani hap dyert e stadiumit për Azerbajxhanin, De Biasi rikthehet edhe

ELBASAN– Gianni De Biasi rikthehet edhe një herë në Shqipëri.Pikërisht më 13 tetor, Azerbajxhani, skuadër që italiani drejton do të luajë në “Elbasan Arena”. Gjendja e luftës e ka bërë të pamundur organizimin e takimeve të Ligës së Kombeve, ndaj qeveria europiane e futbollit ka vendosur që sfidat të luhen në stadium asnjanës si për Azerbajxhanin, ashtu edhe për Armeninë, teksa këta të fundit do të luajnë në Poloni.

UEFA e pa të arsyeshme që takimi Azerbajxhan-Qipro të luhet në Shqipëri, pikërisht në “Elbasan Arena”.Kujtojmë që Gianni De Biasi ka qenë trajner i Shqipërisë edhe kur kuqezinjtë kanë inauguruar impiantin “Elbasan Arena” me një përballje ndaj Danimarkës, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport azerbajxhan de biasi elbasan arena fshf azerbajxhan de biasi elbasan arena fshf

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2020, 14:52

SHKODËR-Vllaznia është konsideruar si “djepi” i futbollit shqiptar. Kjo për vetë faktin se është një nga klubet që prodhon më shumë se çdo skuadër t...