Sport

Ndaloi Napolin të luante me Juventusin prej frikës së koronavirusit, kreu i Lega Serie A infektohet vetë

6 Tetor 2020, 18:06 Nga DOSJA
Ndaloi Napolin të luante me Juventusin prej frikës së

ITALI– Presidenti i Ligës në Serinë A italiane, Paolo Dal Pino është konfirmuar pozitiv me Covid-19. Gjendja shëndetësore e kreut të ligës është e qëndrueshme, teksa ai është asimptomatik dhe I karantinuar në shtëpinë e tij.

Covid-19 mban kështu nën kontroll Serie A, teksa shumë sportistë dhe drejtues janë konfirmuar pozitiv. Pas rasteve në Genoa aspo te Napoli, Serie A është në kushtet e shtyrjes së ndeshjeve, teksa e ardhmja është e panjohur. Nga ajo që mësohet, edhe presidenti i Figc, Gabriele Gravina, gjendet në izolim vullnetar, pasi është takuar me Dal Pino në ditët e kaluara, pavarësisht se ka rezultuar negativ në testin e fundit të kryer.

Takimi me ministrin e sportit Spadafora të hënën, është bërë me videokonferencë. Dal Pino ka qenë ai që ka kundërshtuar vendimin e Zyra Shëndetësore Rajonale për të mos lejuar Napolin të udhëtonte drejt Torinos për të luajtur ndeshjen me Juventus.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus lega serie a napoli paolo dal pino serie a juventus lega serie a napoli paolo dal pino serie a

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2020, 14:52

SHKODËR-Vllaznia është konsideruar si “djepi” i futbollit shqiptar. Kjo për vetë faktin se është një nga klubet që prodhon më shumë se çdo skuadër t...