Sport

VIDEO/ Kumbulla, mbrojtësi që po pret momentin me Kombëtaren: Nuk e di nëse do jem titullar, ja çfarë më tha Chiellini

6 Tetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Kumbulla, mbrojtësi që po pret momentin me Kombëtaren: Nuk

SHQIPËRI-Marash Kumbulla vjen në Kombëtare pas një një momenti fantastik. 20-vjeçari vetëm pak kohë më parë u transferua te Roma, ku u shndërrua menjëherë titullar i mbrojtjes. Në konferencën për shtyp të Kombëtares, në prag të dy ndeshjeve Kumbulla u shpreh:

“Jam shumë i kënaqur, sepse shkova në një klub historik. Rëndësi ka që të luajë në vazhdimësi me Romën dhe pastaj të vij në Kombëtare. Rëndësi ka që Kombëtarja të luajë mirë dhe të fitojë, për aktivizimin tim vendos trajneri.”

Lideri i ri i mbrojtjes kuqezi? “Nuk e di nëse jam lojtar titullar, sepse zgjedhjet i bën trajneri. Shpresoj të luaj dhe të ndihmoj ekipin, por siç e thashë më parë, rëndësi ka që Kombëtarja të fitojë, me apo pa mua. Unë jam mbrojtësi më i ri në Kombëtare dhe nuk jam unë që duhet të bëj liderin, është Berati e lojtarë të tjerë që e bëjnë liderin.”

Në ndeshjen e javës së dytë të Serie A mes Romës dhe Juventusit përfunduar me shifrat 2-2, mbrojtësi i Kombëtares në përfundim të ndeshjes ndërroi fanellën me Chiellinin.

Ndërrimi i fanellave me Chiellinin: E ndërrova bluzën me Chiellinin, sepse është idhull im. Më tha “bravo” për zgjedhjen që bëra, pra që firmosa me Romën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja kumbulla kombetarja kumbulla

Sondazh

Poll