Sport

Humbja 6-1 e Manchester United trondit pankinën e Solskjaer, drejtuesit gati të afrojnë trajnerin argjentinas

6 Tetor 2020, 08:14 Nga DOSJA
Humbja 6-1 e Manchester United trondit pankinën e Solskjaer, drejtuesit

ANGLI-Humbja e thellë 6-1 e Manchester United përballë Tottenhamit i ka lëkundur ndjeshëm pozitat e Ole Gunnar Solskjaer. Drejtuesit kanë kontaktuar argjentinasin Mauricio Pochettino për të parë mundësinë e zëvendësimit të norvegjezit. Ish-trajneri i Tottenhamit është i lirë që kur u largua nga “Spurs”-at 11 muaj më parë dhe po pret sfidën e tij të ardhshme në krye të një skuadre.

Mediat angleze thonë drejtuesit anglez kërkojnë rezultate më të mira, por Ed Ëoodëard heziton ta shkarkojë norvegjezin, prandaj, kontakti me Pochettinon është momentalisht vetëm një sondazh, pra nëse do të ishte i interesuar për postin, nëse merret vendimi për ta larguar trajnerin aktual të United.  Pochettino qëndroi 5 vite në stolin e Tottenhamit, duke arritur deri në finale të Championsit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united premier league tottenham manchester united premier league tottenham

Sondazh

Poll