Sport

FOTO/ Konflikti Azerbajxhan-Armeni, futbollisti armen vritet në luftë: Dashtoyan është futur në listën e heronjve

6 Tetor 2020, 08:37 Nga DOSJA
FOTO/ Konflikti Azerbajxhan-Armeni, futbollisti armen vritet në luftë:

ARMENI-Lufta e ashpër midis Armenisë dhe Azerbajxhanit i ka marrë jetën futbollistit Liparit Dashtoyan. Luftimet e ashpra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit vazhdojnë, duke lënë pas me qindra viktima. Futbollisti 22-vjeçar ka rënë në frontin e luftës së Nagorno-Karabakut, ku prej disa javësh po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ushtarake azere dhe armene.

Lajmi për vdekjen e ish-mesfushorit me tipare sulmuese u dha nga klubi i tij Alashkert:“Lajm i hidhur nga fronti i luftës! Dashtoyan është futur në listën e heronjve që kanë dhënë jetën për atdheun. Prehu në paqe, ushtar”, thotë njoftimi.

Futbollisti 22 vjecar ka veshur fanellën e Alashkter-2 mes 2014 e 2019, ndërsa sot ka humbur jetën, duke iu shtuar 223 ushtarëve armenë të vrarë në luftime që nga 27 shtatori, sipas asaj që bëjnë të ditur autoritetet e Nagorno Karabakh.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armeni azerbajxhan liparit dashtoyan armeni azerbajxhan liparit dashtoyan

Sondazh

Poll