Sport

6 Tetor 2020, 14:52 Nga DOSJA

SHKODËR-Vllaznia është konsideruar si “djepi” i futbollit shqiptar. Kjo për vetë faktin se është një nga klubet që prodhon më shumë se çdo skuadër tjetër futbollsitë. Në vitet e fundit ndikuar nga gjendja katastrofike e skuadrës së parë, me borxhe të shumta, “fabrika” shkodrane nuk po prodhon më talente, madje disa që kanë dalë prej akademisë kuqeblu luajnë në ligat inferiore.

Sigurisht, të rinjtë kanë nevojë për shumë mbështetje dhe besim, gjithashtu kanë nevojë që tarifat e tyre për kohën kur kalojnë te moshat të mos jenë shumë të larta, pasi jo të gjithë mund të përballojnë tarifat, sidomos kur ato ngrihen edhe më shumë nga sa ishin. Këtë politikë të keqe ka ndjekur klubi i Vllaznisë, ku mesa duket ndryshimet do të ndihen edhe te akademia, aty ku tashmë e mbrapa gruppmoshat e ndryshme duhet të paguajnë më shumë.

Shkodranët kanë ndryshuar çmimet të cilat ndikojnë drejtpërdrejt te xhepat e prindërve, të cilët me siguri në ndonjë rast edhe mund të mendojnë të tërheqin fëmijët nga sporti i tyre i preferuar duke ditur vështirësitë financiare.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport shkoder vllaznia shkoder vllaznia

Sondazh

Poll