Sport

Shaqiri bëhet futbollisti i tretë te Liverpool që infektohet me koronavirus, Federata konfirmon pozitivitetin e lojtarit

6 Tetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Shaqiri bëhet futbollisti i tretë te Liverpool që infektohet me

ZVICËR-Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Konfirmini vjen nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV).. 28-vjeçari ishte grumbulluar me përfaqësuesen helvete për ndeshjet e Ligës së Kombevee e tani duhet të qëndrojë në izolim. Futbollisti nga Gjilani bëhet futbollisti i tretë i Liverpoolit i infektuar me COVID-19, pas Thiago Alcantaras dhe Sadio Manesë.

Shaqiri ka luajtur një herë për “The Reds” në këtë sezon, në Carabao Cup ndaj Lincoln më 24 shtator. Në deklaratën e Federatës Zvicërane të Futbollit, për rastin e Shaqirit shkruhet: “Po bëhen sqarimet e nevojshme me autoritetet lokale shëndetësore rreth mënyrës se si të procedohet”.Në Zvicër, njerëzit duhet të qëndrojnë në izolim për të paktën 10 ditë nga momenti i shfaqjes së simptomave apo i vërtetimit të infektimit me Koronavirus.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool shaqiri zvicer liverpool shaqiri zvicer

Sondazh

Poll