Aktualitet

Plani i arratisjes së shqiptarëve nga burgu i Korfuzit/ Zbulohet skema: Do merrnin peng drejtoreshën e burgut dhe Prokurorin,

6 Tetor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Plani i arratisjes së shqiptarëve nga burgu i Korfuzit/ Zbulohet

GREQI– Nëntë të burgosur shqiptarë po organizonin një arratisje masive nga burgu i Korfuzit në muajin shtator. Me ndihmën e një gardiani, një nga shqiptarët e dënuar dyshohet se ka  futur brenda burgut një pistoletë.

Me armën që kishte mundur të siguronte shqiptari synonte që të merrte peng drejtoreshën e burgut dhe një prokuror dhe me ndihmën edhe të të dënuarve të tjerë, dyshohet se do kryenin arratisjen.

Pas arratisjes, shqiptarë kishin planifikuar të niseshin me skaf nga brigjet e Korfuzit drejt Shqipërisë. Në datën 5 shtator, njësia anti-terror kontrolloi 15 qeli të sektorit 2 të burgut të Korfuzit ku mbahen vetëm 26 persona, nga të cilët vetëm 2 shtetas grekë.

Këta të fundit nuk rezulton të jenë të përfshirë në tentativën e arratisjes. Gjate kontrollove u gjeten 2 pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator, si dhe thika e lëndë narkotike.

Në njërën nga pistoletat madje u gjet material ADN i një të burgosuri shqiptar. Armët dyshohet të jenë fshehur në fillim të verës gjatë kohës që burgu po rikonstruktohej.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratisja e te burgosurve ne greqi arratisja e te burgosurve ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2020, 15:09

Nëse janë gjallë apo jo, fati i tre të rinjve në Malësinë e Madhe nuk dihet ende. Ndonëse banorët theksojnë indiciet se Vilson Çutaj 37 vjeç, Klem...