Aktualitet

Zhdukja e të rinjve në Malësi të Madhe, Policia në aksion ndjek ‘Renaultin’ nëpër fshatrat e Shkodrës, kishin në ma

6 Tetor 2020, 15:00 Nga DOSJA
Zhdukja e të rinjve në Malësi të Madhe, Policia në

SHKODËR– Policia e Shtetit ka prangosur dy persona, të cilët janë identifikuar si Tonin Kroni dhe Adrian Troja, të cilët akuzohen se kultivonin bimë narkotike në Shkodër. Të prangosurit janë pikasur nga shërbimet e Policisë pranë fshatit Reç duke transportuar drogë me mjetin e tyre tip “Renault”. Në momentin që u është bërë shenjë për të ndaluar drejtuesi i mjetit, Adriani ka tentuar që të largohet me shpjetësi por Policia u është vënë në ndjekje. Pasi janë ndaluar, në makinë janë gjetur dy çanta me 8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 aparate celular. Operacionin “Thethi” vjen menjëherë pas zhdukjes së dy të rinjë në zonën e Malësisë së Madhe dhe prezenca e Policisë në zonë është e më e madhe se zakonisht.   

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Thethi”. Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Sekuestrohen 8 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara gjatë hetimeve disamujore, organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Thethi “, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

T.K. 39 vjeç, banues në fshatin Theth dhe A.T. 23 vjeç, banues në fshatin Abat, Shkodër.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit GJ.L. dhe M.D.

Nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera në një periudhë kohore disamujore në funksion dhe të procedimit penal të regjistruar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, për këta shtetas, u arrit goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit te bimëve narkotike, që e ushtronin në qytet Shkodër, Malësi të Madhe dhe Theth.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Reç, duke transportuar lëndë narkotike dhe në momentin që është ndërhyrë nga punonjësit e policisë, mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin A.T. dhe pasagjer shtetasi T.K. ka tentuar të largohet më shpejtësi, por është ndaluar në ndjekje e sipër nga shërbimet e Policisë.

Pas ndalimit të mjetit dhe kontrollit të ushtruar në pjesën e pasme janë konstatuar dy çanta dhe një qese plastike me 8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 aparate celular.

Nga veprimet hetimore rezulton se në këtë veprimtari janë të implikuar edhe shtetasit GJ.L. dhe M.D., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë që në zonë ende transportohet drogë, Policia është në këmbë pas zhdukjes së Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith.  Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin. Konkretisht Vilsoni dhe Klementi akuzonin Danielin se u kishte vjedhur kanabis nga parcelat dhe e kanë rrahur atë. Ky i fundit, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Deri më tani nuk janë gjetur trupat e personave të zhdukur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian troja operacioni thethi tonin kroni adrian troja operacioni thethi tonin kroni

Sondazh

Poll