Nëse janë gjallë apo jo, fati i tre të rinjve në Malësinë e Madhe nuk dihet ende. Ndonëse banorët theksojnë indiciet se Vilson Çutaj 37 vjeç, Klement Pepaj 21 vjeç dhe Daniel Pepaj mund të kenë hyrë në konflikt për vjedhjen e një sasie me hashash, policia nuk ka dalë ende me një version paraprak, ndërsa pranon për gazetën Si se u vu në dijeni për përplasjen mes të rinjve në fshatin Vuç Shkurtaj nga të afërmit e secilit.
Të dy palët mendohet se janë kushërinj mes njëri-tjetrit dhe se me shumë mundësi nga të dhëna ende të paqarta, ngarkesa e hashashit mund t’i jetë grabitur Vilson Çutaj, i cili është kushëri me Klement Pepaj. Ky i fundit nga ana e tij është kushëri me Daniel Pepaj. Dyshimet janë se në një moment Çutaj e ka pyetur Klementin për humbjen e hashashit dhe ai ka treguar se për këtë sasi të zhdukur autor është Daniel Pepaj. Përherë duke u bazuar në të dhënat e banorëve ka dyshime se kushëriri Pepaj e ka nxjerrë në pritë Daniel Pepaj duke u zhvendosur drejt Bajzës ku dhe mund të jetë torturuar për t’i marrë informacionin e kërkuar.
Por të gjitha këto janë indicie këmbënguli burimi i gazetës Si, sipas të cilit nuk ka asnjë informacion nëse nga kjo përplasje për drogën nëse ka qenë e tillë ka apo jo të mbijetuar, ku gjenden autorët dhe po ashtu edhe trupi i viktimës.
Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, dy nga të zhdukurit në Malësinë e Madhe. Por…
E gjithë kjo panoramë duket si një riparje e ngjarjeve të mëparshme të ndodhura për hashashin në vendin tonë. Teksa për herë të dytë zyrtarisht dalin të dhëna për implikim të oficerëve të policisë në zonën e Tiranës dhe të Vlorës, çka ka sjellë reagimin e ShÇBA, rekordet në këtë fushë tregojnë se përplasjet mes grupeve për të ruajtur prodhimin e hashashit vazhdojnë të jenë të mprehta dhe jashtë kontrollit. Gazeta Si gjatë verës ka denoncuar disa herë situatën e kanabizimit të vendit dhe të dhëna tepër sekrete, madje edhe të dyshimeve ndaj oficerëve të policisë. Por po të hidhen sytë pas gjendja është po aq dramatike.
Burimet e gazetës Si pohojnë në anonimitet të plotë se gjatë përplasjes së bandave në rajonin e Shkodrës, një vit më parë ka dyshime se dy persona që në dukje u eliminuan për shkaqe të pamotivuara mund të jenë qëlluar për shkak të hashashit. Siç bën me dije burimi i gazetës Si, vrasja e shtetasit Gj.K ka dyshime të forta se u krye vjeshtën e kaluar pasi ai ishte informatori sekret i policisë dhe vuri në dijeni autoritetet për trafikantët që kultivuan drogë sezonin e kaluar në zonën e Dukagjinit. Ndonëse vrasja e 43-vjeçarit baba i tre fëmijëve u krye në derë të shtëpisë dhe policia lokale shpejtoi të japë informacion për të duke treguar se viktima ka qenë ish i dënuar po për drogë, asnjëherë nuk u dha informacioni që gjithashtu me kthimin nga jashtë vendit ka dyshime që Gj.K informoi policinë për disa parcela.
Një informacion që i “hëngri” kokën
Vrasje tjetër e dyshimtë që sërish nuk përjashton mundësinë që të jetë eliminuar një ndihmës i policisë është edhe krimi që i mori jetën shtetasit Lazër Arra, po në zonën e Dukagjinit. Ndonëse në atë kohë si i dyshuar u prangos fillimisht kushëriri i tij, i cili insistoi se nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen. Krimi u krye në fshatin Palaj dhe sërish ka të dhëna jozyrtare se edhe Arra ishte bashkëpunëtor dhe informator i policisë. Sa i takon Dukagjinit, policia vazhdon ta konsiderojë një zonë të pashkelur dhe të frikshme, e për këtë në disa aksione antikanabis u aktivizuan forcat Renea. Por policia në këtë zonë humbi terrenin dhe së bashku me këtë edhe informacionin dhe besimin e qytetarëve, ashtu siç edhe ndodhi më herët edhe për vetë drejtorinë qendrore që organizoi një aksion antidrogë gjatë verës dhe për të mbyllur përmasat e skandalit dhe përfshirjen e zyrtarëve të policisë e transferoi njërin nga shefat në jug të vendit.
Të vrarë për hashash…
Teksa edhe para 2016-s edhe pas 2016-s, Policia e Shtetit dështoi të kryejë një analizë të thelluar mbi fenomenin e hashashit të kthyer fuqishëm, vrasjet për bimën narkotike janë fiks një histori e ritreguar. Mikel Alla gjendet në paraburgim si i dyshuar për vrasjen e Eri Zefit 35 vjeç, i gjetur i pajetë në fshatin Zall Xhuxhë, pak metra larg autostradës Rrëshen Kalimash. Viktima ishte qëlluar në kokë dhe trupi i tij është kthyer përmbys nga vrasësit. Por dëshmia e bashkëshortes së viktimës dhe mesazhet dërguar asaj e fokusuan hetimin te vrasja e tij për grabitje të hashashit. Viktima i shkroi gruas: do takoj dy shokë në Tiranë, me të cilët do shkoj në Fan Mirditë për të vjedhur hashash. Biseda e fundit mes dy partnerëve u krye në WhatsApp video ku viktima i thotë: jam tu ik për Fanë. Ndonëse për këtë dosje pati edhe pista të tjera të vrasjes së tij për shkak të gjakmarrjes, çështja vazhdon të jetë e fokusuar edhe një vit pas krimit në pistën e vrasjes për drogë.
Nga këqyrjet në telefonin e gruas së viktimës dalin këto biseda:
SHKODËR– Policia e Shtetit ka prangosur dy persona, të cilët janë identifikuar si Tonin Kroni dhe Adrian Troja, të cilët akuzohen se kultivonin bimë narkot...
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 41 vjeçar ka rënë akidentalisht nga pallati dhe për fat të keq ka humbur jetën.Burime për Do...
TROPOJE– Reshjet e shiut që ranë ditën e djeshme në Tropojë kanë shkaktuar daljen e lumit Sylbicë nga shtrati duke dëmtuar kështu rrugët e zonës.80 nga banorët ...
SHQIPËRI- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima nga pandemia e koronavirusit. Pacientë...
TIRANË- policia e shtetit ka arrestuar ditën e sotme 5 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë kanë rënë në prnaga shtetasti...
TIRANE– Këshilli i Lartë i Prokurorëve inkurajon prokurorët të cilët përmbushin kriteret për emërimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë kaluar me sukses pr...
TIRANË- 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar mesditën e kësaj të marte me anë të një fluturimi me charter.Sipas policisë...
SHKODËR- Ditën e sotme janë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas përfundimit të operacionit të koduar “Thethi”. Policia bën me ...