Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit irritohen me deklaratën e Ramës: E bëri vetëm për të larë gojën, nuk dëgjon, nuk sheh dhe nuk f

6 Tetor 2020, 15:13 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit irritohen me deklaratën e Ramës: E

TIRANE– Pas deklaratës së kryeministrit Rama se i vjen keq për situatën ku ndodhen naftëtarët e se ka bërë ndërhyrje disa herë ka ardhur dhe reagimi i Naftëtarëve të Ballshit. Me anë të një postimi në Facebook ata shkruajnë se Rama foli për herë të parë për situatën ku ndodhen.

Ata shkruajnë se Rama foli vetëm për të larë gojën duke thënë se qeveria e shkuar ndërmori privatizimin e kompanisë. Naftëtarët shkruajnë se Rama nuk flet për faktin se naftëtarët kanë 24 paga pa marrë, se për këtë ka dalë një vendim gjykate i formës së prerë i cili e ka vënë rafinerinë nën sekuestro dhe se qeveria e Ramës pengon zbatimin e vendimit të gjykatës.

Postimi i plotë i naftëtarëve:

Për herë të parë sot – pas protestave të vazhdueshme në ndërmarrjen e rafinerisë së Ballshit, pas protestave në bashkinë e Fierit, pas protestës së naftëtarëve në Tiranë që u shtyp me dhunë nga policia, dhe pas një greve urie 9-ditore që po rrezikon jetët tona – Edi Rama denjoi të flasë për naftëtarët. Edhe këtë herë që denjoi të flasë, e bëri vetëm për të larë gojën duke thënë se kjo është marrëdhënie mes punëtorëve dhe kompanisë private dhe se fajin për kushtet ku ndodhen punëtorët e ka qeveria e shkuar që ndërmori privatizimin e rafinerisë. E megjithëse privatizimi i rafinerisë ishte me të vërtetë shkatërrimtar – ashtu siç ka rezultuar çdo privatizim i aseteve publike deri më sot – Edi Rama nuk flet për përgjegjësinë që ka si drejtues i shtetit shqiptar. Nuk flet për faktin se sektori i nxjerrjes dhe përpunimit të naftës është cilësuar si sektor strategjik i rëndësisë së veçantë kombëtare, e prandaj përgjegjësia nuk mund t’i lihet vetëm atij që e ka privatizuar. Nuk flet për faktin se naftëtarët kanë 24 paga pa marrë, se për këtë ka dalë një vendim gjykate i formës së prerë i cili e ka vënë rafinerinë nën sekuestro dhe se qeveria e Edi Ramës pengon zbatimin e vendimit të gjykatës. Nuk flet për faktin se e gjithë nafta që qarkullon në tregun shqiptar është naftë e importuar, ndërsa e gjithë nafta që nxirret në vend tregtohet jashtë, në vend se të përpunohej në rafineri e të dilte me kosto më të ulët. Nuk flet as për interesat që ka oligarku Shefqet Kastrati në bllokimin e punës në rafineri për të shitur në treg naftën që importon nga jashtë.Për këto gjëra Edi Rama nuk dëgjon, nuk sheh dhe nuk flet. Për këto gjëra Edi Rama hesht me një heshtje vrastare për naftëtarët, familjet e tyre, banorët e Ballshit dhe të gjithë Shqipërisë. Naftëtarët janë të vendosur të mos dorëzohen derisa të vihet e drejta në vend.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skemën e re të pagave në një konferencë për mediat, aty ku preku dhe çështjen e naftëtarëve. Rama tha se ka shkuar posaçërisht në Azerbajxhan disa javë më parë, ku ka takuar presidentin e vendit për problemin e naftëtarëve të Ballshit, të cilët janë në grevë për të rinisur puna. Më tej ai shtoi se nuk është nevoja që të bëhen greva urie që ai të sensibilizohet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie edi rama naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2020, 15:09

Nëse janë gjallë apo jo, fati i tre të rinjve në Malësinë e Madhe nuk dihet ende. Ndonëse banorët theksojnë indiciet se Vilson Çutaj 37 vjeç, Klem...