SHIFRAT/ Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, mes tyre një 51-vjeçar, 158 të infektuar
6 Tetor 2020, 14:04Nga DOSJA
SHQIPËRI- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima nga pandemia e koronavirusit. Pacientët që kanë humbur luftën me sëmundjen janë: një 51-vjeçar nga Tropoja, një 74-vjeçar nga Peqini dhe një 80-vjeçar nga Tepelena. Nga 959 testime të kryera, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga pandemia ndërsa 140 të tjerë janë shëruar. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në vend vijon me 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe. Ndërkohë aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI I PLOTË
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se në 24 orët e fundit janë kryer 905 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020) Raste të reja ditore 158 Të shëruar ne 24 orë 140 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 905
Testime totale 93,926 Raste pozitive 14,568 Raste të shëruara 8,965 Raste Aktive 5,200 Humbje jete 403
TIRANË- policia e shtetit ka arrestuar ditën e sotme 5 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë kanë rënë në prnaga shtetasti...
TIRANE– Këshilli i Lartë i Prokurorëve inkurajon prokurorët të cilët përmbushin kriteret për emërimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë kaluar me sukses pr...
TIRANË- 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar mesditën e kësaj të marte me anë të një fluturimi me charter.Sipas policisë...
SHKODËR- Ditën e sotme janë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas përfundimit të operacionit të koduar “Thethi”. Policia bën me ...
SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt, një prej tre të zhdukurve në Malësinë e Madhe që akuzohet për vrasjen e dy kushërinjve të tij, ka folur për her...
TIRANË– Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masën e sigurisë për të riun Lajden Kadilli, i cili ra pak ditë më parë në prangat e Policisë, pasi ...
TIRANË– Arben Lena, avokati i Myrteza Çaushit që një ditë më parë kërkoi përllogaritjen e viteve të dënimit, u shpreh se nuk kërkon lirimin e klient...
TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ditën e sotme, u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Enea Pipa dhe Il...
TIRANË– Një denoncim i ardhur në redaksinë e Dosja.al shkruan se në shkolla ka nisur mbledhja e kartave të identitetit të prindërve të nxënësve, për ...