Aktualitet

Lumi i Sylbicës doli nga shtrati, u izoluan 80 banorë në Valbonë, flet Prefekti i Qarkut: Ngjarje të tilla të kemi sa më

6 Tetor 2020, 14:08 Nga DOSJA
Lumi i Sylbicës doli nga shtrati, u izoluan 80 banorë në

TROPOJEReshjet e shiut që ranë ditën e djeshme në Tropojë kanë shkaktuar daljen e lumit Sylbicë nga shtrati duke dëmtuar kështu rrugët e zonës.

80 nga banorët e zonës mbetën të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave si dhe u bllokuan disa akse rrugore.

Për gjendjen në qytet ka folur Prefekti i Qarkut, Zenel Kuçana i cili u shpreh se qarkullimi u ndalua për disa orë mirëpo në bashkëpunim me policinë e shtetit po punohet për rregullimin e situatës.

Në datën 4 Tetor, në bashkinë e Tropojës pati reshje të dendura shiu për pasojë pati bllokim rrugës në rrugën Bajram Curri-Valbonë, në mënyrë të veccantë në anën e djathë dhe mbi dragobi nga përroi i Thatë deri te ndarja e rrugës Cerem-Valbonë. Për disa kohë është ndaluar qarkullimi, në bashkëpunim me policinë e shtetit. U bë e mundur që t ndalohet lëvizja e qytetarëve deri në rregullimin e kësaj rruge. Po ashtu dëmtime pati dhe në rrugën e lumit Shifshen, në rrugën për Bjeshkët, Pojan për Sylbicë. Në të gjithë luginën e këtyre bjeshkëve pati grumbullime të mëdha reshjesh dhe për pasojë pati dëmtime dhe të rrugës, aty ku kalojnë mjete të kalueshmërisë së lartë. Dhe për këtë rrugë janë marrë masat e plota nga kryetari I Bashkisë, nga drejtoria e shërbimeve janë cuar mjetet përkatëse dhe sot janë në gjendje që të kalojnë këto mjete. Shpresojmë që ngjarje të tilla të kemi sa më pak, reshje sa më shumë në Kukës për mbushjen e liqenit të Fierzës.’- është shprehur Zenel Kuçana.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izolohen 80 banorë në valbonë lumi i sylbicës del nga shtrati zenel kucana izolohen 80 banorë në valbonë lumi i sylbicës del nga shtrati zenel kucana

Sondazh

Poll