Dogji burrin dhe vjehrrën, avokatët kërkuan pafajësinë, shtyhet seanca gjyqësore për nusen vrasëse dhe të dashurin e sa
6 Tetor 2020, 15:39Nga DOSJA
TIRANE– Është shtyrë seanca për Kasëm Pirjas i dhe Hysnie Hoxhallari, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë për motive xhelozie (burri dhe vjehrra).
Vendimi për to pritej të jepej ditën e sotme mirëpo gjykata ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e relacioneve që paraqiti mbrojtja e të pandehurve. Gjatë seancës dy avokatët mbrojtës pretenduan për pafajësi të dy klientëve të tyre.
Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin, pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnia. Tashmë të dy rrezikojnë burgim të përjetshëm për shkak të krimit makabër që kanë bërë në bashkëpunim.
Si ndodhi ngjarja?
Selkie dhe Olsi Hoxhallari, 73 dhe 43 vjec, u ekzekutuan dhe më pas u dogjën në qytetin e Vlorës në janar të 2018-ës.
Hoxhallari është gruaja e Olsi Hoxhallarit, e cila kishte krijuar një lidhje intime me Kasem Pirjasin, ku gjatë hetimit ka rezultuar se Pirjasi së bashku me Hysnien kanë vrarë dhe më pas djegur nënë e bir në një banesë në Vlorë. E moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë.
Nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari, e cila së bashku me të dashurin e saj Kasem Pirjasi, u morën në atë kohë si të pandehur nga Krimet e Rënda dhe dërguar për gjykim për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për punët e Jashtme Josep Borrell ka shpërndarë deklaratën e Komisionit Europian i cili shprehet se qytetarët...
TIRANE– Pas deklaratës së kryeministrit Rama se i vjen keq për situatën ku ndodhen naftëtarët e se ka bërë ndërhyrje disa herë ka ardhur dhe reagimi i Naftëtarë...
Aktualitet 6 Tetor 2020, 15:09
Nëse janë gjallë apo jo, fati i tre të rinjve në Malësinë e Madhe nuk dihet ende. Ndonëse banorët theksojnë indiciet se Vilson Çutaj 37 vjeç, Klem...
SHKODËR– Policia e Shtetit ka prangosur dy persona, të cilët janë identifikuar si Tonin Kroni dhe Adrian Troja, të cilët akuzohen se kultivonin bimë narkot...
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 41 vjeçar ka rënë akidentalisht nga pallati dhe për fat të keq ka humbur jetën.Burime për Do...
TROPOJE– Reshjet e shiut që ranë ditën e djeshme në Tropojë kanë shkaktuar daljen e lumit Sylbicë nga shtrati duke dëmtuar kështu rrugët e zonës.80 nga banorët ...
SHQIPËRI- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima nga pandemia e koronavirusit. Pacientë...
TIRANË- policia e shtetit ka arrestuar ditën e sotme 5 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë kanë rënë në prnaga shtetasti...
TIRANE– Këshilli i Lartë i Prokurorëve inkurajon prokurorët të cilët përmbushin kriteret për emërimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë kaluar me sukses pr...