Aktualitet

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 5 persona në Tiranë, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim

6 Tetor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 5 persona në

TIRANË- policia e shtetit ka arrestuar ditën e sotme 5 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë kanë rënë në prnaga shtetastit me iniciale, I. D., 26 vjeç, E. P., 32 vjeç, L. K., 59 vjeçe, F. Gj., 49 vjeç dhe D. B., 42 vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra penale të ndryshme, ku përfshihen ‘Dhuna në familje’, kultivim të lëndëve narkotike si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë 

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 26 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “BMË”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuko”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases L. K., 59 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. Gj., 49 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona në tiranë arrestohen 5 persona në tiranë

Sondazh

Poll