Politike

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Veprimet e PS-së po minojnë shtetin e së

6 Tetor 2020, 10:05 Nga DOSJA
Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane kundër ndryshimeve në

TIRANË- Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre të papritur për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin elektoral, pa konsensusin me opozitën, siç ishte rënë dakord në 14 Janar në dokumentin për krijimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Socialistët refuzuan kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODHIR sic ishte rënë dakord në marrëveshjen e Janarit për mosmarrëveshjet midis të dy palëve. Veprimet e partisë qeverisëse Socialiste rrezikojnë prishjen e besimit të publikut në sistemin zgjedhor dhe minimin e shtetit të së drejtës.  Ndryshimet elektorale janë në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit të nënshkruar midis qeverisë dhe opozitës, duke minuar shanset që vendi të fillojë negociatat e tij të pranimit në BE.”, thuhet në reagim.

Ndërsa, drejtuesi i Partisë Republikane shqiptare, e cila është Anëtare e Partisë ECR, Fatmir Mediu tha: “Duke votuar sot për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e ndermjetesuar me BE-në, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Edi Rama hodhi një hije të errët per zgjedhjet e përgjithshme të prillit të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Duke e bërë këtë Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE.”

Ky reagim vjen një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro. Ky miratim ka shkaktuar edhe reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet ne kodin zgjedhor partia konservatore dhe reformiste evropiane ndryshimet ne kodin zgjedhor partia konservatore dhe reformiste evropiane

Sondazh

Poll