Aktualitet

Danieli i vodhi Vilsonit 50 kg kanabis! Zbardhet zanafilla e sherrit mes kushërinjve në Shkodër, ‘hajduti’ futi në kurth

6 Tetor 2020, 09:11 Nga DOSJA
Danieli i vodhi Vilsonit 50 kg kanabis! Zbardhet zanafilla e sherrit mes

TIRANË– Tre kushërinjtë në Malësinë e Madhe janë zhdukur për 50 kg kanabis. Dosja.al ka mësuar Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, të cilët dyshohet se janë vrarë nga i afërmi i tyre Daniel Pepaj, akuzonin këtë të fundit se u kishte vjedhur 50 kg kanabis, të mbjellë në parcela, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe në Shkodër.

Më konkretisht Pepaj, dyshohet se ia kishte vjedhur Çutajt. Pikërisht kjo, ka qenë dhe arsyeja që mesditën e 3 tetorit, Vilsoni, kërkoi bashkëpunimin e Klementit dhe të dy, e kanë thirrur Danielin në Bajzë. Ata e kanë akuzuar për ‘mallin’ e vjedhur dhe kanë kërkuar nga ai që t’ua kthejë. Ata e kanë rrahur dhe i kanë bërë presion, duke përfituar në fund, premtimin e Danielit për kthimin e 7 kilogramëve kanabis.

Pas kësaj ngjarjeje, Danjel Pepaj ka kërkuar që të shkojë në shtëpi për të marrë një xhup dhe u ka premtuar dy kushërinjve të tij, Klementit dhe Vilsonit se do t’i çonte atje ku kishte fshehur drogën. Kështu, Danieli është nisur me Klementin dhe Vilsonin drejt Zagorës. Ata lanë në qendër të fshatit vëllanë e Vilsonit Çutajt që t’i priste.

Ky i fundit, ka pritur rreth dy orë dhe pasi ka parë që djemtë nuk janë kthyer, ka njoftuar policinë. Dyshimet e para bien mbi Danielin, i cili akuzohet se pas dhunës që ka marrë nga kushërinjtë e tij, i ka vrarë dhe u ka fshehur trupat. Lokacioni i celularëve që kishin të rinjtë me vete ka treguar se Klementi ishte në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe, ndërsa Vilsoni në fshatin Razëm. Por pavarësisht kërkimeve, ata nuk janë gjetur dhe GPS nuk funksionon më për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve. Më pas Danjel Pepaj, dyshohet se është larguar drejt Malit të Zi. Denoncimi fillestar u bë nga gazetari investigativ Artan Hoxha. 24 orë më vonë, erdhi dhe reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit. Përmes një njoftimi të thatë, pa dhënë shumë detaje, policia shkruante se tre të rinjtë janë zhdukur.

Nga ana tjetër, në një prononcim për mediat, babai i Klementit kërkoi me këmbëngulje ndihmë nga shtepi për gjetjen e trupave të dy të zhdukurve. Ai i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të mundësonte çdo lloj mjeti për kërkime. Përsa i përket sherrit për kanabisin, Nush Pepaj, babai i Klement Pepajt u shpreh se nën dijeninë e tij, i biri nuk ka pasur telashe të tilla. Ai shton se dyshimet kryesore i ka mbi Danielin, pasi banorët e fshatrave e kanë parë me armë në dorë dhe kanë dëgjuar krisma.

Kurse babai i Danielit ka pranuar hapur se sherri mes të rinjve ka arhur për prishjen e pazareve të kanabisit. Ai akuzoi Vilsonin dhe Klementin dhe i kanë rrahur të birin dhe ia kanë futur në një bagazh makine.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel pepaj klement pepaj shkoder tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj daniel pepaj klement pepaj shkoder tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll