Aktualitet

Moslejimi i vizitave për shkak të pandemisë/ Rreth 100 të burgosur të burgut të Reçit prej 2 ditësh në grevë urie

6 Tetor 2020, 06:52 Nga DOSJA
Moslejimi i vizitave për shkak të pandemisë/ Rreth 100 të

SHKODËR- Rreth 100 të burgosur të burgut të Reçit në Shkodër prej 2 ditësh ndodhen në grevë urie, për shkak të moslejimit të vizitave që nga fillimi i pandemisë. Të burgosurit kërkojnë takim me familjarët e tyre dhe shprehen se kështu janë totalisht të izoluar.

Dy ditë më parë, të burgosurit i nisën edhe një letër gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ku kërkonin trajtim human.

Ndërkohë, në grevë urie janë edhe 70 të burgosur të burgut të Shënkollit dhe 170 të burgosur të burgut të Peqinit. Këta të fundit kërkojnë amnisti dhe rishikim të dënimeve. Ata kërkojnë që dënimet e tyre të përgjysmohen dhe dënimet përjetë të konvertohen në 20 vite.

Për të arritur qëllimin e tyre, të burgosurit i kanë dërguar një letër presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt. Të burgosurit kanë zhvilluar një takim edhe me një grup nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit, por nuk dihet ende çfarë vendimi është marrë. Sakaq, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se nuk pret që të dënuarit ta pranojnë lehtë regjimin bis 41, pasi është i vështirë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet të burgosurit e reçit në grevë urie të burgosurit e reçit në grevë urie

Sondazh

Poll