Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit në ditën e 9 të grevës së urisë, një prej tyre në gjendje të rëndë: Tallen me djersën tonë

6 Tetor 2020, 07:38 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit në ditën e 9 të grevës

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 9 të grevës së urisë. Mësohet se është rënduar gjendja shëndetësore e grevistëve, ndërkohë ata vijojnë të refuzojnë ndihmën mjekësore. Po këshu, një nga grevistët e Poçemit pritet të zëvendësohet nga kolegu i tij, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Vetë naftëtarët kanë deklaruar se tashmë janë të braktisuar edhe nga shteti. Ata kërkojnë të marrin vetëm një përgjigje për kërkesat e tyre, qoftë edhe negative. Gjatë fjalës së tij për mediet, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj i quajti politikanët injorantë që nuk interesohen për popullin.

“Çfarë duhet të themi ne? Të bëjmë melankolikun? Ne kërkojmë një zgjidhje, qoftë edhe një përgjigje negative nga qeveria. Unë do bëj një zgjidhje tjetër, do të largohem nga Shqipëria. Këtu nuk vjen Avokati Popullit, këtu nuk vjen as Presidenti, janë të pamëshirshëm. Jemi shokuar dje me ato pamjet në parlament. Ata blejnë votat dhe nuk po marrin dot djersën tonë. Unë e di që do vdes por jo këtu brenda, nuk do të bëjnë ata show me jetët tona. Po merren me jetët e fëmijëve tanë. Shëndeti jonë sa vjen e rëndohet, jemi lodhur nga këta kriminela, nga këta pseudo analista, pisa, këta b*thëlëpirësa, këta injorantë. Janë rreth 900 heronj, janë naftëtarët, po vdesin naftëtarët. ”, u shpreh Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së naftëtarëve.

Mbasditen e sotme pranë tyre ka shkuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili i kërkoi që të bashkojnë forcat si dhe u shpreh se pamja që po shikonte e trishtonte shumë pasi siç ata ishin ulur, është e ulur e gjjithë Shqipëria.

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve greva e urise e naftetareve

Sondazh

Poll