Aktualitet

Sherr në Ishëm, 40-vjeçari plagos me armë zjarri të riun, shpallet në kërkim

6 Tetor 2020, 06:47 Nga DOSJA
Sherr në Ishëm, 40-vjeçari plagos me armë zjarri të

DURRËS– Një 36-vjeçar me inicialet E. T. është plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur  rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, në Ishëm të Durrësit. Në orët e mesnatës, në fshatin Gjuricaj, 36-vjeçari është konfliktuar dhe ka debatuar për motive të dobëta me një 40-vjeçar nga Mirdita.

Ky i fundit, me inicialet 40-vjeçari me inicialet G. S., banues në Mirditë, pas agravimit të sherrit me të riun tjetër, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 36-vjeçarin në këmbë. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse autori është identifikuar nga Policia e Durrësit.

Ai është shpallur në kërkim dhe akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI NGA POLICIA, Ishëm/Durrës: Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim. Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres ishem plagosje me arme zjarri ne ishem durres ishem plagosje me arme zjarri ne ishem

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 17:57

Kur ka kaluar më shumë se 10 muaj nga shpallja e pandemisë së koronavirusit në botë, vendi ynë është i vetmi që vijon të ndjekë të njëjtin protokoll trajtimi si...