Aktualitet

EMRAT/ Vakancat në Kushtetuese, KED ndalon kandidimin për katër aplikantë: Nuk sollën në kohë çertifikatën e sigurisë

6 Tetor 2020, 09:01 Nga DOSJA
EMRAT/ Vakancat në Kushtetuese, KED ndalon kandidimin për katër

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ndaluar kandidimin për në Gjykatë Kushtetuese katër aplikantëve. Përmes një njoftimit zyrtar, pas 14 orësh mbledhje, KED njoftoi se Sinan Tafaj, Sergjio Mazreku, Shaqir Hasanj dhe Zhaklina Peto nuk do të mund të garojnë për në Kushtetuese, pasi nuk kanë paraqitur në kohë çertifikatën e sigurisë. 

Ndalohet kandidimi për: 

1. Sergjio Mazreku,për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2. Sinan Tafaj,për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

3. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

4. Zhaklina Peto, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Nga 10 aplikantë, i vetmi i kualifikuar është Sokol Binaj. KED ka urdhëruar edhe vijimin e verifikimeve për dy kandidatët e tjerë: Sonila Bejtja dhe Eugen Papandile. Për këta të dy, seanca e verifikimit, do të mbahet të premten në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 05.10.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: 1. Informacion në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

– Sergjio Mazreku

– Sinan Tafaj

– Sonila Bejtja

– Shaqir Hasanaj

– Zhaklina Peto

3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm. Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit si edhe përfaqësuesja e OPDAT. Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës ku u propozua të futej në këtë rend dite edhe shqyrtimi i kandidaturës së Z. Eugen Papandile, për anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Anëtarët vijuan me miratimin e ndryshimit të rendit të ditës si dhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 16.09.2020. Në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, Zv.Kryetarja Znj. Vitore Tusha paraqiti përpara anëtarëve të KED, një informacion në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. (materiali bashkëlidhur, klikoni këtu). Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Sergjio Mazreku,për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2. Sinan Tafaj,për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

3. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

4. Zhaklina Peto, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

B. Të vijojë me procedurën e verifikimit për per Sonila Bejtia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ked ngre grup pune per emerimet ne kushtetuese ked perjashton 4 aplikantet e kushtetueses ked ngre grup pune per emerimet ne kushtetuese ked perjashton 4 aplikantet e kushtetueses

Sondazh

Poll