Aktualitet

Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do ketë rrebeshe shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat (HARTA)

6 Tetor 2020, 06:01 Nga DOSJA
Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do ketë rrebeshe shiu

SHQIPËRI- Ditën e sotme në pjesën më të madhe të territorit do të ketë rrebeshe shiu. Meteoalb parashikon se kushtet atmosferike pritet të përmirësohen gjatë mbrëmjes. Ndërkohë, temperaturat sot do të luhaten nga 11 deri në 26 gradë.

PARASHIKIMI:

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu do të mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në zonat veriore herë pas here në formë shtrëngatash. Këto kushte atmosferike mbeten prezente deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. Rajoni dhe Europa: Europa Jugore VIJON me vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere. Po ashtu Qendra dhe Veriu i Europës mbeten me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm. Ndërsa Gadishulli Iberike dhe Europa Lindore mbeten më kthjellime dhe vranësira kalimtare.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mori 6 tetor 2020 mori 6 tetor 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 17:57

Kur ka kaluar më shumë se 10 muaj nga shpallja e pandemisë së koronavirusit në botë, vendi ynë është i vetmi që vijon të ndjekë të njëjtin protokoll trajtimi si...