Aktualitet

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Neritan Cena, ish-anëtari i KLD-së nuk justifikoi dot pasurinë

6 Tetor 2020, 08:06 Nga DOSJA
Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Neritan Cena, ish-anëtari i

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Neritan Cena. Ky vendim u morr nga trupa gjykuese që përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja, pas gjyqtari nuk mundi dot të justifikonte pasurinë e tij.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Po kështu, Cena ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Pasuria e Neritan Cenës: 

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2004, gjyqtari Cena deklaronte pasuri familjare prej 1.8 milionë lekësh. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 16.4 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga pasuritë e patundshme me vlerë 13.1 milionë lekë. Cena deklaron edhe një automjet me vlerë 714 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 99 mijë lekësh, ndërkohë që shumatorja e kursimeve në cash të deklaruara ndër vite është 2.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.7 milionë lekë, nga të cilat paga nga funksioni i gjyqtarit zë gati 45% dhe paga e bashkëshortes 26% të totalit. Rreth 21% e të ardhurave burojnë nga dhuratat e familjarëve, 4% nga të ardhurat nga qiraja dhe gati 2% nga shitja e makinave. Në vitin 2016, gjyqtari Cena deklaron si shtesa pasurie blerjen e një shtëpie banimi në Gjermani me vlerë 48.500 euro dhe të një apartamenti në Tiranë me vlerë 5.4 milionë lekë. Si burim të ardhurash për këto asete, subjekti  deklaron dhurimet në cash prej 38.907 euro nga babai dhe motra e tij, hua në vlerat e 5.4 milionë lekëve dhe 9 mijë eurove nga kunata dhe bashkëshorti i saj si dhe një hua tjetër prej 2 mijë eurosh nga një i afërm.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet neritan cena vettingu shkarkohet neritan cena vettingu

Sondazh

Poll