Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari në Elbasan, tmerri i vjedhjeve në banesa e lokale

6 Tetor 2020, 08:45 Nga DOSJA
Arrestohet 27-vjeçari në Elbasan, tmerri i vjedhjeve në banesa

Elbasan. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet një 27-vjeçar, autor i dyshuar i disa vjedhjeve në qytetin e Elbasanit. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: E. S., 27 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i 6 vjedhjeve në banesa dhe lokale në qytetin e Elbasanit, gjatë periudhës korrik-shtator 2020. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në pronësi të shtetasit P. B., më datë 04.10.2020. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

vijon….

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll