Politike

Kodi i ri Zgjedhor/ Ivi Kaso: Opozita do marrë lumë votash, s’ka gjë që e ndal rrotacionin! Rama s’i ka në llog

5 Tetor 2020, 19:49 Nga DOSJA
Kodi i ri Zgjedhor/ Ivi Kaso: Opozita do marrë lumë votash, s’ka

TIRANE– Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso teksa ishte i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ i ka quajtur ndryshimet në Kodin Zgjedhor si goditje ndaj opozitës.

Ai shprehet se mazhoranca ka patur qëllim të heqë koalicionet parazgjedhore gjë që sot e arriti.

Marrëveshja e parë hodhi bazat e një bashkëpunimi, ku thanë se palët duhet të plotësojnë një nga kushtet, 14 të tjerat janë edne sot pa plotësuar. Zgjidhja e mosmarrveshjes ishte një nga rregullat. Nëse palët kishin bindje të kundërta i drejtoheshin ODHIRIT, mbështetjen e të cilit e kemi pasur kurdo. Marrëveshje e 5 qershorit dakordësoi palët për disa çështje dhe një prej tyre ishte depolitizimi i administratës zgjedhore që u shty jo për këto zgjedhje por për zgjedhjet e ardhshme për shkak të kohës. Ky draft do të miratohej pa ndryshime e çdo ndryshim qoftë i karakterit teknik do kalonte po me dakordësi. Ai draft që u miratua ka 2 nene interesante që flasin për koalicione me listë të përbërë siç i kemi edhe sot. Siç i kemi nga 2003 dhe askush nuk është ankuar për këto. Është e shkruar se partitë duhet të garojnë me këto koalicione. Dua të tregoj ku ishte thelbi i goditjes që bëri sot mazhoranca. Ka patur qëllim të heqë koalicionet parazgjedhore dhe sot e ka arritur. Koalicionet parazgjedhore në formën siç i shohim edhe sot. Koalicionet siç ne duam ti kemi dhe siç duam ti ruajmë ashtu sikurse është shprehur edhe ODHIRI. Palët grupohen në asosacione politike. Shqiptarët kanë për ti dhënë përgjigje Rames. Lumi i votave të opozitës ka për të qenë aq i madh sa s’ka gjë që e ndal rrotacionin. Zgjedhjet e ardhshme ju zoti Babaramo, nëse do të votoni koalicionin e opozitës së bashkuar’– tha sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike.

Kaso shtoi më tej se Rama nuk i ka aspak në konsideratë ndërkombëtarët e se çdo hap po e hedh sipas llogarisë së tij.

“Është gënjeshtër deklarata e Ramës. Ka një marrëveshje që ka bërë me ne për shkak të faktorit ndërkombër. Rama si ka patur ndonjëherë në llogari dhe as ka për t’i patur sepse çdo hap e hedh për shkak të llogarisë që ka vetë.’‘- shton Kaso.

(A.B)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilvi kaso ndryshimet ne kodin zgjedhor ilvi kaso ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll