Politike

‘S’guxon të çohet njeri atje në Beograd…”/ Deklarata e Ramës “nxeh” Vuçiçin: Me presione s’mund ta përulni

5 Tetor 2020, 19:46 Nga DOSJA
‘S’guxon të çohet njeri atje në

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama pas përplasjes së tij me ministrin serb Vulin. Sipas mediave vendase, kreu i shtetit serb ka deklaruar se i shikon deklaratat e bëra në mbledhjet e dy qeverive pak ditë më parë si një formë presioni ndaj vendit të tij. Ndërkohë që shton se nëse palët duan të bisedojnë, ai dhe Serbia janë të gatshëm, por me presione nuk do të arrijnë askund.

“Unë nuk ndjek me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet. Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët. Eshtë e rëndësishme që shqiptarët ta dinë dhe unë thashë në Uashington dhe Bruksel se nuk ka çekan te hekurt që ata të marrin atë që dëshirojnë. Është e pamundur që ju të zgjidhni problemet tuaja me presion nga jashtë. Dua te them vetëm një gjë, jo sepse kam frikë të flas për gjërat e këqija dhe të vështira, por sepse mendoj se është me shumë rëndësi qe të jetojmë në paqe me shqiptarët.  Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm, por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja, dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur,”-ka thënë ai.

Kryeministri Edi Rama, 3 ditë më parë, në konferencën për shtyp mes dy qeverive foli edhe për Shengenin e Ballkanit, duke përmendur edhe ata që ai i cilësoi si “zëra nga Beogradi”. (LEXO KËTU) 

Pas kësaj deklarate ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin, ka pasur një përplasje edhe me kryeministrin  Rama për “Shqipërinë e Madhe”, ku ai tha se po krijohet bashkimi i kufijve Shqipëri-Kosovë. Kryeministri shqiptar i bëri thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçic, që ta ‘sqaronte’ dhe ‘dënonte’ ministrin. Por “sqarimi” nuk u bë kurrë pasi, Vulin reagoi sërish duke e akuzuar Ramën se po mbronte “vrasësit e UÇK-së”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic debati rama-vulin edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 aleksander vucic debati rama-vulin edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll