Politike

“Takohet skutave me viktimat e OFL”, Rama sulmon Metën: I kontakton nëpër skuta katundesh, do të bëjë presion me lista

5 Tetor 2020, 11:02 Nga DOSJA
“Takohet skutave me viktimat e OFL”, Rama sulmon Metën: I

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se ka kontaktuar me shënjestrat e Operacionit Forca e Ligjit. Gjatë fjalës sot në Kuvend, ku po bindte deputetët se pse duhet që të votohej pro ndryshimeve në Kodin e Ri Zgjedhor, Rama tha se Meta i takon nëpër “skuta katundesh”, viktimat e OFL-së, dhe për këtë arsye nuk ka sesi të bëjë presion tha ai, tek deputetët që do të votojnë sot Kodin.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Ne sot do të rrëzojmë një shpikje, të kartelit të partive, ku votat i merr dikush dhe i përfiton dikush tjetër. Por patjetër që për tu zgjedhur duhen marrë disa vota. Dhe patjetër, që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD. Nuk është as një furgon i shpikur kap ca të kapësh, nuk është as një treg mallrash si kartelet e koalicioneve të PD. PS ka të drejtën të rendisë në listë gjithë skuadrën e vet, nga portiere deri te sulmuesi, bashkë me rezervat. Dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë.

Viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga I pari I vendit nuk ka. Lista të hapura që ushtrojnë presion mbi komunitetet për tu turrur si cakenj nëpër zona, ti harroni ju, ti harrojë kushdo tjetër, ti harrojë dhe Ilir Meta. Ilir Meta që del e flet në emër të kushtetutës, shqiptarëve, një gjuhë që mbase I shkon me viktimat e OFL-së, por nuk I shkon me deputetet e PS dhe popullin shqiptar.

Lajmi kryesor: Debate të forta dhe akuza/ Kuvendi miraton me 97 vota Kodin e ri Zgjedhor, Rama: Meta takohet skutave me trafikantët e OFL-së, por kjo gjuhë s’i shkon me PS… sot votojmë ‘frigoriferin’ e SHQUP (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 edi rama ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 10:18

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka akuzuar ish-ministrin Damian Gjiknuri se e ka kërcënuar pas fjalës së tij në Kuvend. Pas përplas...