Politike

Rama-opozitës së re: Ju s’merrni vota as me lista të hapura, as me të mbyllura as me të shqyera… çfarë e dini ju PS-n

5 Tetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
Rama-opozitës së re: Ju s’merrni vota as me lista të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u sigurua të parashikonte sot në Kuvend se opozita e re nuk ka vota për të hyrë sërish në legjislativ pas 25 prillit 2021. Në fjalën e tij nga karrigia, pasi foltorja ishte bllokuar nga Rudina Hajdari, Rama tha se opozita jashtë dhe brenda parlamentit nuk njeh popullin shqiptar.

Edi Rama: Cfarë kërkoni ju nga ne? Cfarë e dini ju PS? Shërbëtoren tuaj apo të atyre që janë jashtë? Jemi këtu t’i shërbejmë atyre që na kanë zgjedhur dhe vendin për ta udhëhequr. Jo se ne jemi të rënë nga qielli, as se jemi pa gabime, e pa të meta, por se ky popull s’është budalla. Kushdo që mendon ndryshe, nga populli do të marrë dënimi. Duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë vota, ju s’merrni vota as me lista të hapura as me të mbyllura as me të shqyera. Se ju mendoni se shqiptarët janë budallenj. Listat janë të hapura.

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 10:18

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka akuzuar ish-ministrin Damian Gjiknuri se e ka kërcënuar pas fjalës së tij në Kuvend. Pas përplas...