Politike

Miratimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor/ Rama e shpjegon: S’ka kompromis kur njëra palë i fiton të gjitha!

5 Tetor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Miratimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor/ Rama e shpjegon: S’ka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka kompromis kur njëra palë merr të gjitha gjërat që do. Rama tha se opozita në Kuvend, mund të ishte dakord me qeverinë, nëse do t’i jepej ajo që donte, por sipas tij, PS mori parasysh edhe opozitën jashtëparlamentare.

“Duke u kthyer te kompromisi, nuk ka kompromis ku një palë i fiton të gjitha. Edhe ne kemi arsyet tona për t’u mërzitur, madje të jemi të qartë kemi më shumë arsye ne sesa palët që janë në këtë proces brenda dhe jashtë. Por detyrimi për të bërë kompromisin e nevojshëm është që të heqim dorë nga dëshirat tona. S’kam dyshim që nëse ne do të kishim kërkuar një kompromis nga ju për partinë e parë me bonus, ju do na e kishit dhënë por kjo do të ishte e tepërt në raport me palën që nuk është këtu. Nga ana tjetër, për palën që s’është këtu, ky parlament po bën më shumë sesa ndonjë palë tjetër, duke i marrë për bazë kërkesat e tyre.”,-tha Rama. 

(E ndërpret Gjuzi)

Lajmi kryesor: Debate të forta dhe akuza/ Kuvendi miraton me 97 vota Kodin e ri Zgjedhor, Rama: Meta takohet skutave me trafikantët e OFL-së, por kjo gjuhë s’i shkon me PS… sot votojmë ‘frigoriferin’ e SHQUP (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 10:18

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka akuzuar ish-ministrin Damian Gjiknuri se e ka kërcënuar pas fjalës së tij në Kuvend. Pas përplas...

Politike 5 Tetor 2020, 09:54

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi me anë të në statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkruan se sistemi shqipta...