Aktualitet

Ambasada Amerikane: Shkrimtari Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Neustadt” per Letërsinë

5 Tetor 2020, 08:22 Nga DOSJA
Ambasada Amerikane: Shkrimtari Ismail Kadare do të nderohet me

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri në një njoftim në rrjetin socal Twitter, ka deklaruar se do të nderojë shkrimtarin Ismail Kadare, me çmimin nderkombëtar “Neustadt” për letërsinë.

Në njoftimin e plotë thuhet se këtë vit ceremonia do të zhvillohet online, ku mund që të marrë pjesë kush të dojë, pasi eventi do të jetë pa pagesë. Ambasada Amerikane e ka konsideruar Kadarenë, si shkrimtarin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë të së gjitha kohërave.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail #Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar #Neustadt për Letërsinë. Këtë vit mbrëmja zhvillohet virtualisht & do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen,”– shkruhet në postim.

Neustad Lit është festivali ndërkombëtar i librit dhe i kulturës që organizohet nga “Letërsia Botërore Sot” si dhe do të mbahet virtualisht në Universitetin e Oklahomës në datat 19 deri në 21 tetor.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ismail kadare ambasada amerikane ismail kadare

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 07:14

SHKODËR– Tre djem nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor. Vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denon...