Aktualitet

Zhdukja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, babai i njërit prej djemve thirrje Lleshajt: Mundëso çdo mjet për kërkimet,

5 Tetor 2020, 08:40 Nga DOSJA
Zhdukja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, babai i

SHKODËR- Nush Pepaj, babai i Klement Pepajt ka folur përpara mediave për zhdukjen e të birit dhe dy të afërmve të tjerë, Vilson Pal Çutaj dhe Danjel Rrok Pepaj. disa orë pas denoncimit për zhdukjen e tre të rinjve, Nush Pepaj, tregoi se në dijeni të tij, i biri Klementi nuk ka pasur konflikte me njeri. Ai i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që të mundësojë çdo lloj mjeti për gjetjen e trupave të dy të rinjve, të cilët lokacioni i telefonave për herë të fundit, i ka lokalizuar në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe dhe në fshatin Razëm.

Nush Pepaj shtoi gjithashtu se dyshimet e tij më të forta bien mbi Danielin, një prej tre të zhdukurve, që dyshohet se ka vrarë dy kushërinjtë e tij pas një sherr për kanabisin dhe është larguar drejt Malit të Zi.

Sipas dëshmive të fshatarëve, Pepaj tha se Danieli është parë me armë dhe janë dëgjuar krisma.

Klement Pepaj ka humbur vetë i treti. Kanë dëgjuar krisma armësh në drejtim të një zone pyjore që quhet Razëm. Policia ka bashkëpunuar me ne, por nuk dimë asgjë për të. Njëri është djali im, tjetri djali i dajës. Sipas të tjerëve, kanë qenë në Razëm. Unë me djalin kam komunikuar vazhdimisht, ndoshta ka pasur konflikte por s’mi ka shfaqur mua. Ne nuk kemi ditur gjë vetëm kur ka ardhur policia në 3 të natës, na ka thënë ku është Keli. Atë natë nuk kishim as drita. Pyetën ku është Keli, pamë dhe nuk ishte aty. Na thërritën në rajon të policisë. Ne nuk dinim asgjë. Ne jemi të afërm. Klementi ka ardhur para një viti se ka qenë në Francë, ka punuar në një kioskë të vogël në Razëm. Kam frikë mos e ka implikuar njeri me ndonjë problem. Sipas versionit, i kanë thënë disa bashkëfshatarë policisë se kanë pasur probleme të trafikut të drogës. Sipas dëshmitarëve, djali i axhës, Danieli është parë me armë. Këto janë thjesht thënie, unë nuk e di të vërtetën se nuk kam qëllime konfliktesh. Jo se nuk ka bashkëpunuar policia me ne po i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vërë në dispozicion gjithcka që t’i sjellë kufomat tek shtëpia. Dyshimet e forta i kam tek Danieli, ai mund t’i ketë vrarë,”- tha Pepaj ndër të tjera.

Më pas foli edhe nëna e Klementit, Gjelina.

“Siç ishte në shtëpi me një xhup me mëngë të shkurtra u nis për në qendër. I thashë “Kel apo e merr mam xhupboxin me vete?” Më tha “jo, se po dal të pi një kafe dhe po vij”. Më tej nuk e kam parë më,”- tregon nëna e Klementit.

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej dy ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin. Konkretisht Vilsoni dhe Klementi akuzonin Danielin se u kishte vjedhur kanabis nga parcelat dhe e kanë rrahur atë. Ky i fundit, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel pepaj daniel rrok pepaj klement pepaj malesi e madhe nush pepaj shkoder tre te vdekurit ne shkoder daniel pepaj daniel rrok pepaj klement pepaj malesi e madhe nush pepaj shkoder tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 07:14

SHKODËR– Tre djem nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor. Vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denon...