Aktualitet

Dyshohet se ka të vrarë, policia reagon për zhdukjen e tre personave në Malësinë e Madhe

5 Tetor 2020, 08:32 Nga DOSJA
Dyshohet se ka të vrarë, policia reagon për zhdukjen e tre

TIRANË– Policia ka reaguar për herë të parë në lidhje ngjarjen e  rëmdë që dyshohet të ketë ndodhur në Malësinë e Madhe.

Policia bënë të ditur se denoncimi për zhdukjen e tre personave është bërë nga  shtetasi O. Ç banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe. Sipas bluve ai është shprehur se ka humbur  kontaktet me të vëllanë Vilson Çutaj dhe me dy kushërijtë Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj. Policia pas denoncimit ka nisur kërkimin për të rinjtë në këtë zonë.

“Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe,  ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe,  se  me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe” – njofton policia.

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej dy ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin. Konkretisht Vilsoni dhe Klementi akuzonin Danielin se u kishte vjedhur kanabis nga parcelat dhe e kanë rrahur atë. Ky i fundit, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet danjel pepaj klement pepaj vilson çutaj danjel pepaj klement pepaj vilson çutaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 07:14

SHKODËR– Tre djem nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor. Vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denon...