Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm/ Zani Çaushi kërkon përllogaritjen e ditëve të burgut: Kam kryer mbi 31 vite, m’i ka

5 Tetor 2020, 07:57 Nga DOSJA
I dënuar me burgim të përjetshëm/ Zani Çaushi

KORÇË- Myrteza Çaushi, i cili njihet nga të gjithë si Zani Çaushi, më 29 shtator ka bërë një tjetër kërkesë në Gjykatën e Korçë. Këtë herë Çaushi pretendon se juristët i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në burg dhe kërkon një përllogaritje të tyre. Sipas Çaushit, ai ka bërë deri më tani 31 vite burg dhe jo 25.

Aktualisht çështja është rregjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj, i cili do të përllogarisë vitet e burgut të Myrteza Çaushit.

Ndërkohë, në muajin korrik, Zani Çaushi kërkoi lirimin me kusht, para togave të zeza. Por, më vonë ai u tërhoq nga kjo kërkesë, duke pranuar që të vuajë përjetë dënimin në burgun e Drenovës.

Kush është Zani Çaushi? 

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zani caushi zani caushi kerkon lirine zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 07:14

SHKODËR– Tre djem nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor. Vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denon...

Aktualitet 4 Tetor 2020, 21:57

SHKODËR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Ai shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetr...