Sport

VIDEO/ I pari që zbret në fushë është Buffon, presidenti i Napolit letër Federatës: Nuk na autorizuan…

4 Tetor 2020, 19:18 Nga DOSJA
VIDEO/ I pari që zbret në fushë është Buffon,

ITALI– Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos për të luajtur ndeshjen ndaj Juventusit, e planifikuar për mbrëmjen e sotme, megjithatë duket se do ta humbë këtë takim në tavolinë, pasi Liga e Serisë A vendosi të mos e shtyjë ndeshjen.Një skenë krejtësisht e paprecedentë, që nuk është parë në historinë e futbollit italian.

 

As arbitrat e as ekipi i parë nuk kanë zbritur në fushë, por ka qenë Bufon së bashku me anëtarë të stafit bardhezi që kanë qenë në pritje të skuadrës së Napolit. Pritjen e tyre e kanë shoqëruar edhe tifozët e limituar që gjendeshin në tribuna, të cilët duhet të kthehen në shtëpi pa futboll mbrëmjen e sotme. Ndërkohë nga Napoli, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis Së fundi ka reaguar me një letër.

“Ne nuk mund të udhëtonim drejt Torinos, pasi  Zyra Shëndetësore Rajonale mori në konsideratë protokollin, por arsyetoi se nuk mund të garantohet izolimi i lojtarëve në rajonin e Piemontes. Ne kemi dokumentet e autoriteteve shëndetësore, që nuk na autorizojnë udhëtimin drejt Torinos, ndaj përballë këtyre provave, kërkojmë shtyrjen e ndeshjes me Juventusin”, thuhet ndër të tjera në letrën e De Laurentiis.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport buffon de laurentis juventus napoli serie a buffon de laurentis juventus napoli serie a

Sondazh

Poll